Roman Fedortsov është një peshkatar rus që ka marrë famë në Instagram, ku ka mbledhur 350 mijë ndjekës me fotot e krijesave më të veçanta detare që kap në det të hapur.

Duke qenë se peshkon në zona të thella, ai kap shpesh gjallesa tepër të veçanta deti, të cilat i poston në internet.

Jo vetëm të veçanta, por disa prej tyre duken sikur kanë dalë nga përbindëshat e librave të fantazisë.

 

FOTO GALERI
2/39
Deti është plot me krijesa të çuditshme e të frikshme. Një peshkatar në Rusi, i cili peshkon në zonën e Siberisë, ka një kanal në Instagram, madje, me krijesat e çuditshme që kap.

Top Channel