Juri dhe Stivi janë shokë në të njëjtën klasë. Pasi kanë përfunduar mësimet kohën e lirë ja dedikojnë argëtimit. Të dy do të luajnë futboll por jo në fushat sportive të kryeqytetit.

Për më shumë se 8 muaj ata nuk frekuentojnë terrenet sportive. Përpara këtij ekranit dy moshatarët shpenzojnë gati dy orë në ditë dhe mendojnë se aty ndihen më komod.

“Në fakt u ndjeva më mirë në “PlayStacion”. Në fusha sportive është e vështirë të shkosh pasi duhen 10 veta të tjerë ndërsa në “PlayStacion” mund të shkosh me dy veta e të luash lirshëm. Në lagjen time nuk ka fusha futbolli. Kam shumë shokë që më shumë shkojnë në “PlayStacion””, thotë Jurbleo Mata, nxënës.

Dikur një të tillë Juri e ka pasur në shtëpi. Por në momentin kur filloi të krijojë varësi, prindërit ja ndaluan ta përdorte. Megjithatë sërish e gjen mundësinë.

“Të erren sytë, të dhëmb koka. Po të qëndrosh 2-3 orë, kur del të dhëmbin sytë. Edhe unë e kam kuptuar që nëse kam “PlayStacion” në shtëpi do të më pengojë në mësime pasi do ta kem mendjen aty”, tregon Jurbleo.

Një varësi në rritje ndaj lojërave teknologjike e vërejnë edhe psikologët. Ata këshillojnë prindërit të kujdesen më tepër për edukimin e fëmijëve pasi ç’rregullimet mund të jenë serioze.

“Këta fëmijë fillojnë të kenë problem në marrëdhëniet familjare. U prishet gjumi pasi qëndrojnë shumë natën. Kanë një zhvillim më të ngadaltë fizik dhe psikik pasi bëhen më të mbyllur në vet. Që në moshën 8-vjeçare fëmijët kanë akses në smarfonët e tyre dhe e kanë më të lehtë të krijojnë varësi”, thotë Adelina Pjetra, psikologe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA