Transparenca dhe integriteti në lobim, Komisioneri Dervishi: Publiku duhet të dijë kush ndikon në vendimmarrje
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në shkollën 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan tha se do të nisë programi i specializuar i shërbimit dentar për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, i cili nis si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të shtrihet në 12 spitale rajonale.
Duke u ndalur te programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, ministrja Spahiu foli edhe për Programin Kombëtar të Depistimit të Skoliozës te Fëmijët. Prioritet do të jetë unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit, nga referimi dhe diagnostikimi deri te trajtimi i rasteve të evidentuara.
Në vijim të masave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të forcuar mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, po intensifikohen politikat në mbështetje të shëndetit të fëmijëve, përmes programeve kombëtare të parandalimit dhe kujdesit të hershëm.
Sa i takon depistimit dentar për fëmijët PAK është finalizuar marrëveshja me Klinikën Stomatologjike Universitare, nga ku do të nisë, brenda këtij viti, zbatimi i programit të specializuar. Për ofrimin e shërbimit do të angazhohet një ekip profesionistësh, me mjekë stomatologë, mjekë anestezistë-reanimatorë, të cilët shërbejnë në spitalet rajonale të vendit. Një pjesë e rëndësishme e programit do të jetë edhe trajnimi i profesionistëve, në mënyrë që kujdesi dhe trajtimi të përshtaten sa më mirë me nevojat specifike të këtyre fëmijëve.
Top Channel