Të gjitha ngjarjet kriminale, që lidhen me bandat, të ndodhura në qytetin e Shkodrës, përgjatë 20 viteve të fundit, do të përcillen të detajuara në programin e rradhës Top Story, që transmetohet sonte në Top Channel.

Përplasjet mes grupit të Kirasit dhe atij të Dobraçit, është një tjetër fokus të dokumentarit, në të cilin janë realizuar intervista dhe pamje në vendngjarje.

Për herë të parë në intervistë ekskluzive do të flasin familjarët e dy prej të zhdukurve të muajit gusht të këtij viti, të cilët mendohen se janë rrëmbyer nga bandat e Shkodrës.

Nëpërmjet inskenimeve, Top Story do të përcjellë disa nga vrasjet më të bujshme të ndodhura si pasojë e konfliktit të familjeve Bajri dhe Lici.

Gjithashtu pjesë e dokumentarit janë edhe intervistat me qytetarët e Shkodrës, të cilët prej kohësh jetojnë mes frikës.

  Top Story – Bandat e Shkodrës, të mërkurën ora 21:00, në Top Channel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA