Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoft-in, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin.

Ai kishte zbuluar rikthimin e sëmundjes vetëm dy javë më parë, pasi më parë u trajtua për të në vitin 2009. Ai kishte thënë se ai dhe mjekët ishin “optimistë” rreth trajtimit të saj.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, u shpreh: “Unë jam i hidhëruar nga vdekja e një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur… Kompjuteri nuk do të kishte ekzistuar pa të”.

Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkroi biznesmenin si një “individ të shquar në çdo nivel”.

Biznesmeni e krijoi pasurinë e tij së bashku me mikun e shkollës Bill Gates, pasi bashkëthemeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft, në vitin 1975.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA