Sot është dita botërore në nder të Ada Lovelace, programueses së parë kompjuterike.
Në vitin 2009 u caktua që e marta e dytë e çdo muaji tetor të jetë dita e Ada Lovelace, në nder të grave që angazhohen në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Ada Lovelace ishte një matematiciene që ka frymëzuar shumë gra e dhe vajza që të ndjekin karriera në shkencë e teknologji.
Ajo lindi në vitin 1815, dhe babai i saj, Lord Bajroni, është poeti i famshëm anglez që njihet nga shumë shqiptarë për vizitat e tij në vendin tonë.
Ada u nxit nga e ëma që në moshë të re për të punuar me matematikë dhe shkencën e revolucionit industrial.
Kur u rrit, ajo u martua me Uilliam King, i cili më pas mori titullin mbretëror Ërli i Lovelasit.
Kur ishte adoleshente, ajo punoi me Charles Babbage, i cili njihet për makinerinë e parë të programueshme, një mekanizëm i madh i quajtur “Motori Analitik”, dhe që njihet si versioni i hershëm i kompjuterëve të programueshëm.
Ada përktheu një artikull për makinerinë, dhe e zgjeroi më tej. Ndonëse Babbage mban meritat për konceptin, Ada Lovelace ishte ajo që e kuptonte më mirë dobinë që do të sillte programimi i makinerive në të ardhmen, dhe puna që bëri vazhdoi ta tregojë.
Top Channel