VIDEO/ Aksident bregdetin e jugut, një person bie nga skafi dhe helika e plagos rëndë
23/07/2026 17:50
Një person është aksidentuar në det, në një ngjarje të ndodhur këtë pasdite.
Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Autoritetet pritet të zbardhin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet janë në vijim.
Sipas policisë kufitare i aksidentuari Santiago Çerçizi ka qenë në një mjet lundrues që po vinte nga Karaburuni në Vlorë dhe ka rënë nga mjeti lundrues, duke dëmtuar kyçin e këmbës.
Policia po merr në pyetje personat e tjerë që kanë qenë së bashku në mjetin lundrues.
Top Channel