Edicioni i dytë i “Balkan Film Market” çeli dyert dhe do të vijojë deri më shtatë tetor duke e shndërruar Tiranën në kryeqytetin e filmit ballkanik.

Në të marrin pjesë rreth 250 profesionistë të kinematografisë nga 25 shtete. Nëpërmjet tij krijohet kështu një rrjet bashkëpunimi ndërmjet kineastëve duke nxjerrë produkt të përbashkët.

 “Na shërben për të hedhur poshtë disa barriera që kemi në këtë rajon të mbushur me mure. Shpresoj që “Balkan Film Marke”t ndihmon pikërisht në zhdukjen e çfarëdolloj pengese artificiale, kështu doja t’i quaja, në bashkëprodhimin e filmave në këtë rajon”, u shpreh Ilir Butka.

Nëpërmjet këtyre bashkëpunimeve në këtë treg çdo krijues mund të kuptojë se cilat janë interesat kinematografike të rajonit. Cilat janë temat që përbëjnë interesin dhe identitetin tonë.

“Ne kemi krijuar disa grupe panelesh, që do të ndihmojnë çdo kineast çfarë është në ineresat tona. Çfarë përbën identitetin tonë si rajon. Këto janë historitë dhe puna jonë në botë”, tha Andamion Murataj .

Gjatë kësaj jave përfaqësues të fondeve më të rëndësishme të filmit, do të jenë të pranishëm duke krijuar mundësinë për të pasur kontaktet e duhura për të patur sukses në fondet europiane të filmit.

“Shqipëria është në vitin e tretë të saj, në pjesëmarrjen e saj në “Creative Europe”. Ështa akoma një fëmijë që nuk ka mbushur gjashtë vjeç nga pikëpamja e qasjes së saj ndaj programit Europa Krijuese”, Papadhopulli, drejtues i Creative Europe.

Në panelet përgjatë BFM do të analizohen edhe problematikat e industrisë së filmit në Ballkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA