Telenovela “Paul Pogba” ka një episod të ri, teksa në skenë hyn Paris Saint Germain.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, duke parë raportet gjithnjë e më të këqija me trajnerin Mourinho, mesfushori francez ka vendosur që të largohet nga Manchester United që në muajin janar, pikërisht në drejtim të kampionëve të Francës, PSG.

Por gjithçka do të varet nga e ardhmja e Mourinhos në stolin e “djajve të kuq”. Nëse portugezi do të shkarkohet, atëherë Pogba mund të vendosë të qëndrojë deri në fund të sezonit, për të rifilluar çdo tratativë gjatë muajve të verës.

Ndërkohë, sipas “The Sun”, PSG-ja ka nisur të bëjë lëvizjet e veta dhe po përgatit një ofertë për të rikthyer Pogbanë në Francë, me besimin se UEFA do të bindet se klubi nuk e ka thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Padyshim, në garë për mesfushorin është edhe Barcelona, por sipas “The Guardian”, klubi katalanas nuk është në gjendje për të nisur tratativat me futbollistin të paktën deri në sezonin e ardhshëm. Kartoni i tij, pa llogaritur pagën vjetore, arrin vlerën e 150 milionë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA