Sipas mediave franceze, do të ishte Pogba kapiten e Kombëtares kampione të botës, por Didier Deschamps e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.
Ai është shprehur se mesfushori i Manchester United nuk ka ende kapacitetet e duhura për të qenë kapiten e Kombëtares së Francës.
“Pogba kapiten i Francës në mungesë të Lorisit? Mund ta imagjinoni atë që dëshironi, por ju e dini që ka pasur kapiten të tjerë në mungesë të Hugos. Do të marr kohë për të menduar. Paul nuk ishte kapiten me ne në Kupën Botërore dhe kjo nuk ndikoi në performancën që tregoi në Kupën e Botës”, tha trajneri i Francës.
Nëse te Franca Pogba ende nuk ka mundur të bindë për të marrë shiritin e kapitenit, te Manchester mesfushori e ka arritur një gjë të tillë, duke bindur edhe trajnerin portugez Mourinho.
Top Channel