Asambleja e Zgjedhore e FSHF, i pranishëm kreu i FIGC, Gravina: Dita kur hidhen bazat për të ardhmen e futbollit shqiptar 16/02 14:26
Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Serbi, në stadiumin e Beogradit, pikërisht aty ku ndodhën edhe ngjarjet e tmerrshme në vitin 2014, ku Kombëtarja Shqiptare u sulmua barbarisht nga tifozët vendës.
Teksa luhej ndeshja e “play-off” mes Partizanit të Beogradit dhe Beshkitashit, një tifozi i ka pushuar zemra, dhe me gjithë ndërhyrjen e ambulancës, e që më pas u transportua me urgjencë për në spital, ai nuk ia ka dalë dot mbanë.
Kjo ngjarje e rëndë, ka ndodhur në sektorin ku gjendet edhe tuneli i stadiumit, nga ku në ndeshjen Serbi-Shqipëri, vërshonin edhe shishet e sendet në drejtim të lojtarëve shqiptarë.
Top Channel