“Slender Man” tregon historinë e një figure tmerrësisht të gjatë me krahë të hollë dhe një fytyrë të shformuar, i cili supozohet të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zhdukjen e shumë fëmijëve dhe adoleshentëve.
Është ky subjekti i filmit të zhanrit horror që vjen në ekranin e madh të kinema Imperial që prej 23 gushtit, e që bazohet në lojën virale me të njëjtin titull që u bë aq popullore në vitin 2009.
Katër miq të ngushtë kalojnë një natë zgjuar: djemtë përpiqen të therrasin njeriun e dobët, ndërsa vajzat bëjnë të njëjtën gjë, por përmes internetit. Ngjarjet zhvillohen në një qytet të vogël në Massachusetts, ku nje grup shokësh, të apasionuar pas lojës “Slender man”, përpiqen të provojnë se kjo figurë e frikshme nuk ekziston, derisa njeri prej tyre zhduket në mënyrë misterioze.
Ngjarjet zhvillohen me tej kur tek adoleshentët nisin të shfaqen disa video, të cilat shkaktojnë ankthe tek vajzat që synojnë ta qetësojnë përbindëshin, teksa djemtë përpiqen të gjejnë mënyrën për ta rikthyer shokun e tyre. Por gjërat sa vijnë e përkeqësohen, pasi ata nisin të kenë vizione të errëta dhe çmenduri deri në vetëvrasje.
Top Channel