Një gjykatë turke ka vendosur sot lirimin e dy ushtarëve grekë, që ishin në pritje për t’u gjykuar për spiunazh, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.
Ushtarët kishin kaluar aksidentalisht në ujrat turke, në fillim të vitit dhe ishin arrestuar, ndërsa autoritetet e Turqisë hodhën dyshime se kalimi i kufirit fshihte ndonjë plan spiunazhi të paligjshëm ushtarak.
Ky rast shkaktoi përplasje të shumta dhe një retorikë të ashpër mes liderëve të dy vendeve, ndërsa në një moment Erdogan ofroi edhe shkëmbimin e tyre me tetë ushtarët turq që kanë aplikuar për azil në Athinë.
Ky hap i Turqisë vjen në një moment kur monedha e saj është në rënie të lirë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tejet të tensionuara.
Dje është paralajmëruar edhe lirimi i pastorit amerikan Andreë Brunson, i cili është bërë “mollë sherri” mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse seanca e radhës për të, është parashikuar më 22 Tetor.
Top Channel