Gjici prezanton dy futbollistë dhe premton surpriza të tjera

13/08/2018 16:41

Ndërkohë që Armando Cungu vijon përgatitjet me skaudrën e Kukësit në kuadër të ndeshjes së kthimit të tunit të tretë eliminator të Europa Leagues, ndaj Torpedo Kutaisit, presidenti Gjici vazhdon të përforcojë organikën e ekipit.

Kështu mesditën e sotme, presidenti i skuadrës kuksiane prezantoi afrimin e dy futbollistëve, Ardian Cuculit dhe Oumar Touresë, të cilët do të vihen menjëherë në dispozicion të Cungut.

Mbrojtësi tetovar është një emër i njohur për Superioren, pasi ka luajtur më herët edhe për Partizanin, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Shkëndijës, që fitoi gjithçka në Maqedoni.

20-vjeçari Oumar Toure vjen nga të rinjtë e Juventusit dhe me një dëshirë të madhe për të treguar cilësitë e tij dhe për t’i dhënë një hov cilësor karrierës.

Në fund të fjalës së tij, presidenti Gjici tha se merkatoja e Kukësit ëstë ende e hapur dhe se deri në fund, priten të tjera surpriza për tifozët dhe trajnerin Cungu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA