22/12 11:47
Korça ka qenë stacioni i radhës në turin e “Verë dhe Portokalle”.
Sheshi para Katedrales është mbushur plot me qytetarë, të cilët kanë shijuar performancën nga trupa e humorit “Portokalli”.
Një shfaqje e hapur, e cila është sinkronizuar me atmosferën në qendër të qytetit, duke sjellë një nga aktivitetet më të bukura të kësaj vere.
Spektakli i humorit ka bërë që turma të qeshë dhe të argëtohet për disa orë me radhë, ndërsa vetë artistët shprehen se Korça është një ndër qytetet ku janë pritur me entuziazëm.
Ky spektakël është kthyer në një traditë që zhvendoset në sheshet kryesore të qyteteve Shqiptare, por edhe më gjerë.
Top Channel