Diego Maradona vodhi vëmendjen e kamerave të pranishme në stadiumin e Shën Pjetërburgut, në momentin më vendimtar të ndeshjes, pas golit të fitores së formacionit “Albiceleste” të shënuar nga Marcos Rojo.

Fitorja në minutat e fundit ndaj Nigerisë, mbrëmjen e kësaj të marte, i mundësoi Argjentinës kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Botërorit, ku do të gjejë përballë Francën.

Por, për arsye të pakuptueshme dhe në çastin e pavolitshëm, Maradona u kap teksa u drejtonte gishtat e mesit të të dy duarve mbështetësve të pranishëm në stadium.

Ikona e futbollit argjentinas, që ngriti trofeun e kampionit në vitin 1986, ishte i tensionuar përgjatë të gjithë 90-minutëshit, por shpërtheu në kërcime me tifozet femra dhe festoi në mënyrën “më të egër” kur amerikano-latinët shënuan.

Një ndjekës i përhershëm i ndeshjeve të Argjentinës, ai lejoi që emocionet të kalonin kufijtë e të arsyeshmes në momentin kur Rojo shënoi golin e kualifikimit. Duke u përkulur mbi barrierat e qelqta të zonës “VIP” të tribunës, ai iu drejtoi mbështetësve poshtë tij gishtat e mesit.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA