Në fototekën Kombëtare “Marubi” në Shkodër është çelur ekspozita retrospektive e mjeshtrit të fotografisë shqiptare Angjelin Nenshati.
Ekspozita e parë retrospektivë e tij vjen si rezultat i programit të ekspozitave “Archive Reloaded”, që orientohet në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun.
Të pranishmit në këtë event patën mundësi të shikojnë foto të papublikuara më parë të mjeshtrit Angjelin Nenshatit në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të tranzicionit të viteve ’90.
Drejtori i Fototekës Kombëtare të Marubit, Luçian Bedeni, u shpreh se ky fond fotografish i mundësuar nga familja Nenshati janë një vlerë e madhe për Fototekën Marubi.
Ndërkohë djali i Angjelin Nenshatit falenderoi Fototekën Marubi për këtë bashkëpunim dhe vlerësim.
Angjeli Nenshati lind në Shkodër në vitin 1929 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Ky fond i ruajtur në Fototekën Marubi dhe i pasuruar më tej prej tij, numëron mbi 228.000 imazhe të shkrepura në film rul 24x36mm.
Top Channel