Befason Java e Modës në Milano me rikthimin në pasarelë pas 26 vjetësh të Monica Bellucci, modele e jashtëzakonshme për Dolce & Gabbana.

Ajo u shfaq në pasarelë duke dalë nga një platformë nëntokësore dhe i la të gjithë pa fjalë. Monica Bellucci, 53 vjeç, ishte modelja e nderit në shfaqjen e modës për meshkuj për verën e ardhshme.

“Shfaqja e fundit e Monikës ishte në vitin 1992 për ne. Si e bindëm? Mjaftoi një telefonatë”, tha Stefano Gabbana.

Naomi Campbell dhe Marpessa Hennink shoqëruan gjithashtu aktoren.

Me pantallona të zeza të plota, me një këmishë të bardhë dhe me flokë të drejtë në lartësi të shpatullave, Bellucci marshoi mes duartrokitjeve.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA