28/07 13:46
Ashtu si edhe legjenda më e madhe e automobilizmit Michael Schumacher ai është një gjerman. Ka të njejtin talent dhe ego si Schumacher dhe që në hapat e tij të parë në 2007 tregoi se është një ‘i përzgjedhur’ për këtë sport.
Sebastian Vettel mbushi 10 vjet nga moment kur fitoi të parën garë në karrierën e tij, në Çmimin e Madh të Monzës, kur ai pilotonte një Toro Rosso. Që nga ai moment në palmaresin e tij numërohen 50 fitore, me suksesin në Montreal, kur ndër të tjera arriti dhe pole position që i mungonte Ferrarit prej 17 vjetësh.
Gjermani 4 herë kampion bote numëron 11 fitore me Ferrarin, 38 me Red Bull dhe vetëm një me Toro Rosso. Në galerinë më poshtë mund të shihni të gjitha sukseset e gjermanit.
Top Channel