Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

31/07/2026 21:40

Drita ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Conference League, por menjëherë pas këtij suksesi ka ardhur edhe një ndryshim në pankinë.

Klubi nga Gjilani ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Zekerija Ramadani, pavarësisht se ai arriti të shpallte ekipin kampion të Kosovës.

Vendimi vjen pas një periudhe të vështirë për skuadrën, e cila kishte hasur probleme me rezultatet. Drita nuk arriti të fitonte në 10 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, përpara se të rikthehej te fitorja ndaj Floriana-s.

Megjithatë, në arenën europiane skuadra ka vazhduar rrugëtimin e saj dhe ka kaluar turin e radhës në Conference League, duke mbajtur gjallë objektivin për të avancuar sa më shumë në kompeticion.

Klubi pritet të njoftojë në vijim emrin e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin e ekipit.

Top Channel