Sebastian Vettel ka triumfuar në Çmimin e Madh të Kanadasë duke parakaluar me 1 pikë rivalin e tij, Hamilton, në garën për pilotin më të mirë në Formula 1.

Gjermani i Ferrarit dominoi tërësisht pistën nga fillimi i garës, ku u nis nga pole position, duke u ngjitur në podium para Bottas të Mercedes si dhe Verstappen të Red Bull.

I katërti e ka mbyllur garën piloti tjetër i Red Bull, Riccardo. Që ka lënë pas shpine Hamilton dhe pilotin tjetër të Ferrait Raikkonen që e mbyllën garën respektivisht në vendin e 5-të e të 6-të.

Me 3 gara të fituara për vitin 2018, Vettel ka 121 pikë, duke lënë pas rivalin e tij Hamilton me vetëm 1 pikë larg, ndërsa janë edhe 14 gara për t’u zhvilluar.

Ndërkohë që Mercedes vijon të kryesojë në rankimin për skuderi, duke pasur 206 pikë në total, 17 pikë më shumë se sa Ferrari.

Për t’u theksuar gjatë garës është edhe ai aksident i frikshëm mes pilotit të Torro Roso, Hartley dhe Williams të Stroll, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për ta.

FOTO GALERI
8/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA