Reali i Madridit eliminoi Bayernin duke u kualifikuar për të tretin vit radhazi në Ligën e Kampioneve. Kjo e vendos Zinedine Zidane mes trajnerëve të kalibrit Marcelo Lippi dhe Fabio Capello, dy trajnerët e fundit që kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë me Juventusin e Milanin.
Lippi arriti të sigurojë finalet e Ligës së Kampioneve në 1996-1998, ndërsa Capello në 1993-1995. lippi fitoi ndaj Ajax-it në 1996 dhe ky ishtet titulli i fundit evropian për Juventusin duke qenë se më pas bardhezinjtë humbën ndaj Dortmundit e Realit të Madridit. Ndërsa Capello festoi në mbrëmjen magjike të Athinës në 1994 teksa shkatërroi Barcelonën 4-0, pasi kishte humbur një vit më parë me Marseillën, ndërkohë që në 1995 u gjunjëzua përballë Ajaxit në Vienë.
Në këtë pikë Zidane ka bërë më mirë, në finalen e Milanos mundi Atletico Madrid, ndërsa në Cardiff mposhti Juventusin. Në Kiev francezi mund të shkruajë historinë dhe të fitojë titullin e tretë të ligës së Kampioneve në 3 finale të luajtura. Është diçka historike sepse asnjë skuadër nuk e ka arritur këtë me të njëjtin trajner.
Ajaxi ka fituar 3 herë radhazi Ligën e Kampioneve në 1971-1973 por me 2 trajnerë Rinus Michels e Stefan Kovacs, ndërsa Bayerni dominoi në 3 vjeçarin pasardhës fillimisht me Udo Lattek në stol e më pas me Detmar Cramer. Por për Zidane flasin edhe të dhëna të tjera. Që nga 2016 kur mori vendin e Benitez, reali me të në pankinë ka zhvilluar 32 ndeshje në Champions, me bilancin 21 fitore, 7 barazime dje 4 humbje, por asnjëherë i eliminuar dhe gjithnjë fitues. Palmaresi i tij pasurohet me 2 Superkupa Evropiane, Dy Botërorë për klube, një titull në Spanjë dhe një Superkupë e Spanjës.
Top Channel