Champions League është matematikisht i pamundur për kuqezinjtë e Milan që gjithashtu rrezikojnë të mos kualifikohen as për në Europa League.

E pa Europën, Milani do të jetë i detyruar që të shesë disa prej yjeve të saj nëse dëshiron që të bëjë afrime të bujshme gjatë verës.

E Giacomo Bonaventura është kthyer në prioritet për merkaton e verës për Juventusit. 28-vjeçari i Milanit është i pari në listën e dëshirave të trajnerit të bardhezinjve, Massimiliano Allegri, i cili e kërkon me ngulm mesfushorin e kuqezinjve.

“Zonja e Vjetër” ka shtuar presionin mbi ekipin e e drejtuar nga Gattuso, që me mungesën e kualifikimit në Champions League mund të shesin disa nga lojtarët më të mirë. Për t’ia shkëputur Bonaventuran kuqezinjve, Juventusi duhet të paguajë shumën prej 25 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA