Superiore/ Flamurtari udhëton në Gjirokastër, Partizani për 3 pikët me Lushnjën

28/04/2018 09:48

Kategoria Superiore do të nisë sot me dy takimet e para të javës së 31-të, ku në fushë do të zbresin skuadra pretendente për një vend në zonën europiane.

Kështu në Gjirokastër, Luftëtari i vendit të 3-të do të presë Flamurtarin, në një sfidë shumë interesante, që premton spektakël. Gjirokastritët e Hasan Likës kërkojnë 3 pikët për t’u shkëputur dhe blinduar pozitat në zonën europiane.

Nga ana tjetër, vlonjatët u dukët të rilindur ndaj Teutës, ku luajtë me shumë grintë e dëshirë dhe arritën të fitojnë 3-1. Flamurtari është më larg se të tjerat për një vend në Europë, ndaj duhet të japë diçka më shumë duke filluar që nga sot në Gjirokastër, nëse kërkon të mos e mbyllë me dështim një tjetër sezon.

Po në orën 16:00, në Lushnjën e rënë tashmë në Kategorinë e Parë, do të udhëtojë Partizani, që do të kërkojë rikthimin te fitorja.

Të kuqtë vijnë pas dy humbjeve radhazi, ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, duke bërë që të rrëshqasin në renditje, teksa sfida e sotme me lagunarët, përveçse një mundësi e mirë për t’u rikthyer te fitorja, është edhe nëj detyrim për të marrë maksimumin e pikëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA