Valtteri Bottas ka qenë piloti më i shpejtë në sesionin e parë të Provave të Lira për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, gara e katërt sezonale, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Baku.

Finlandezi e ndali kronometrrin në kohën 1.44.242, duke mbajtur pas vetes me vetëm 35 të mijëtat pilotin e Red Bull, fituesin e garës së fundit, Daniel Ricciardo. Kohën e tretë më të mirë e vendosi Mercedesi tjetër, pilotuar nga Hamilton, që ishte pothuaj 1 sekondë më ngadalë se shoku i tij i skuadrës.

Vështirësi hasi Ferrari, me Sebastian Vettel që mbylli këtë sesion në vendin e 9, ndësa Raikkonen që pati më shumë probleme me makinën e tij përfundoi në vendin e 13. Të dy pilotët e Ferrarit ishin më shumë se dy sekonda më ngadalë se Valtteri Bottas.

Për t’u theksuar në këtë sesion të parë të provave të lira është garimi i Verstappen që përfundoi në muret rrethuese të pistës, duke dëmtuar pjesën e pasme të njëvendëshes së tij.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA