Sebastian Vettel nuk ka dëshirë të shqetësohet nga zërat e merkatos, veçanërisht kur flitet se australiani Ricciardo është në shënjestër nga Ferrari.
Gjermani ka qenë shumë i qartë në prag të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit: “Nuk më intereson. Kemi qenë bashkë në një vit të komplikuar për mua, garon mirë, ka fituar në Kinë…”, tha gjermani që më pas ironizoi për kontratën. “Këtu flitet për të vënë firmën mbi copë letër. Dhe nuk mund ta ndihmoj unë ta bëjë”.
Vëmendja e gjermanit është e përqendruar te gara e së dielës: “Ne favoritë? Janë tre skuadra në një nivel, diferencën e bëjnë detajet. Kush ja del më mirë, imponohet gjithnjë. Gjithësesi makina jonë është në gjendje të mirë, në të gjitha aspektet”, tha Vettel.
“E vlerësoj kërkesën për falje të Verstappen. Një garë e pafat në 21 mund të qëndrojë, por ne jemi të qetë dhe bëmë atë që mundëm. Sigurisht që pit stop i parë nuk ishte fantastik, pasi humbën pozicione, sepse nuk e vlerësuam atë moment. E rëndësishme është të mos përsërisim të njejtat gabime”, deklaroi në konferencën e parë për shtyp Vettel.
Top Channel