‘5 Yjet’ largohet nga Lega Nord, tenton koalicion majtas me PD-në

25/04/2018 02:06

Mundësitë për formimin e qeverisë në Itali kanë marrë një drejtim të ri. Lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio i ka hapur dyert bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe ia ka mbyllur ato Ligës së Veriut.

Në një komunikim me mediat, Di Maio ka deklaruar se pas 50 ditësh përpjekje për një projekt të përbashkët me partinë e Matteo Salvinit shanset për një pakt kanë perënduar.

Në deklaratën e tij, Di Maio ka përshëndetur qasjen e drejtuesit të përkohshëm të së majtës, Maurizio Martina, por ka shtuar se në rast se edhe kjo përpjekje do të dështonte, zgjidhja do të jetë kthimi tek kutitë e votimit.

Lëvizja e 5 Yjeve vjen një ditë pasi presidenti Mattarella ngarkoi me detyrën e kryeministrit të përkohshëm presidentin e Dhomës së Parlamentit, Roberto Fico, për të zgjidhur ngërçin politik që ka përfshirë Italinë që pas zgjedhjeve të 4 marsit.

Ndërkohë, përfaqësuesi i së majtës, Maurizio Martina i ka bërë të qartë kryeministrit negociator se është i gatshëm të shqyrtojë ofertën e Lëvizjes 5 Yje, gjithmonë nëse ajo do të zeronte shanset për një aleancë me Ligën e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA