Felix Brych do të arbitrojë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve Liverpool-Roma, e cila do të luhet të martën në “Anfield Road”.
Për ‘xhaketën e zezë’ që është kualifikuar edhe për finalet e Boterorit të Rusisë kjo është ndeshja e dytë në këtë sezon qe arbitron Liverpool, pas asaj të muajit të fillim muajit të kaluar kundër Manchester City.
Arbitri që me profesion është avokat, më herët i ka arbitruar ‘Reds’ edhe në fazën e grupeve, në ndeshjen kur barazonte 3-3 në Spanjë me Seviljen. Ndërkohë sa i për sa i përket Romës ka patur vetëm një takim me arbitrin gjerman: në edicionin 2014-2015 në fazën në grupe, kur Roma barazonte 1-1 me CSKA të Moskës.
Por mediat italiane mendojnë se Brych nuk ka sjellë shumë fat për skuadrat italiane dhe në referncë është finalja e luajtur në Cardiff mes Juves dhe Rëal Madrid, por edhe ndeshja PSG-Real Madrid, kur Vertatti u ndëshkua me karton të kuq. Në këtë sezon Brych ka arbitruar Juven në barazimin 2-2 me Tottenham në Torino.
Top Channel