Pyetja që stërmundon studiuesit e hapësirës është: jemi të vetëm apo ka forma të tjera inteligjente në univers?
Teoritë në lidhje me këtë janë të shumta e të larmishme. Disa janë më të besueshme, të tjera duken të pamundura, siç ishte rasti i asaj të paraqitur në 2015 nga një grup studiuesish që pretendojnë se njerëzimi po vrojtohet nga alienët.
Një më e re po qarkullon së fundmi. Ajo është vepër e shkencëtarëve Adam Frank dhe Ëoodruff Sullivan, profesorë në Universitetin e Uashingtonit.
Ata thonë se alienët kanë ekzistuar në univers, por njerëzimi nuk do të vihet kurrë në kontakt me ta sepse janë zhdukur që të gjithë.
Argumenti më i fortë që mbështesin këtë teori dy studiuesit, është ai që niset nga vrojtimi i yjeve dhe sistemeve yjore.
“Një e pesta e sistemve yjore që ne kemi vrojtuar kanë planete që orbitojnë në atë që njihet si zona e jetës. Pra në gjithë këtë hapësirë, ka më mijëra planete që mundësojnë jetën”, thonë ata.
E me këtë dendësi planetesh jetë-mbajtëse, shkencëtarët thonë se është e pamundur që nëse do të kishte një formë inteligjente jashtëtokësore, nuk do të kishim pikasur qoftë edhe një gjurmë të saj.
Ata thonë se qytetërimet aliene shfarosen para se të prodhojnë teknologjinë e nevojshme për të udhëtuar ndër yje, pra para se të zbulohen apo kontaktohen edhe nga njerëzit dhe të njëjtin fat paralajmërojnë edhe për vetë njerëzimin.
Top Channel