Kreu i KQZ-së raporton problemet në Kuvend: Financimi i partive, prioritet

12/04/2018 11:26

Zgjedhjet e vitit 2017, kreu i KQZ-së i vlerësoi për një sërë arritjesh, ndonëse problemet nuk munguan, ku çështje prioritare edhe për institucionin qendror zgjedhor mbetet financimi i partive dhe fushatave zgjedhore.

Gjatë raportimit në Kuvend për punën e institucionit që drejton pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës e Bashës, Klement Zguri e vuri theksin tek Reforma Zgjedhore, për të cilën Kuvendi e ka nisur punën me ngritjen e komisionit të posaçëm.

“Financimi i partive është një nga çështjet prioritare që meriton vëmendje gjatë reformës. Është rekomandimi i 16 i raportit të OSBE-së. Zbatimi ligjit është thelbësor edhe për partitë, jo vetëm për KQZ-në. Sa më i madh kontrolli, aq më i vogël abuzimi. Kjo reformë të krijojë për vendin epokën e transparencës financiare. Harmonizimi i legjislacionit, transparenca financiare e partive etj. formojnë prioritete ligjore. Praktika ka treguar se ndikimi i partive në komisionerë ka shkaktuar probleme. Propozimi i tyre nga partitë në kapërcim të afateve ligjore, ka bërë që komisionerët të mos trajnuar. Gjithashtu, edhe ndërrimi i tyre në moment të fundit. Askush nuk duhet të na pengojë të krijojmë një administratë zgjedhore të aftë. Të rishikohet legjislacioni që rregullon administratën e zgjedhjeve. Kjo kërkon reformë të thellë”, deklaroi Zguri.

Pothuajse 1 vit larg zgjedhjeve vendore të vitit 2019, palët janë dakordësuar vetëm për axhendën e punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Problemi i parë që pritet të trajtohet është teknologjia, kryefjalë e kërkesave të opozitës në zgjedhjet e vitit të shkuar, të cilët kërkuan votim dhe numërim elektronik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA