Provat e lira të së premtes në Çmimin e Madh të Argjentinës në MotoGP u mbyllën nën shenjën e Marc Marquez.
1 minutë, 39 sekonda e 395 të mijëtat ishte koha me të cilën fitoi këto prova të lira kampioni i botës në fuqi, një kohë vërtet e frikshme kjo, duke parë edhe diferencën e krijuar me rivalët e tij.
Në vendin e dytë në këto prova të lira u rendit britaniku Cal Crutchlow, edhe ky me një motor Honda, me 4 të dhjetat më shumë sesa Marquez, ndërsa kohën e tretë më të mirë e shënoi Dani Pedrosa, me 9 të dhjetat më shumë sesa shoku i tij i skuadrës.
Në dhjetëshen e pilotëve më të shpejtë ishin edhe Valentino Rossi e Maverick Vinales, të cilët u renditën respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tretë.
Skuadra që u pa më shumë në vështirësi ishte Ducati zyrtar, pilotët e së cilës, Andrea Dovizioso dhe Jorge Lorenzo, u renditën në vendin e 15 dhe të 16.
Top Channel