“Loja e të mbijetuarit”, Veliaj: U shtuan terrenet sportive, ra numri i kafeneve

02/04/2018 11:24

“Survivor Games” është kampionati më i ri që i shtohet kryeqytetit, një sport në natyrë që promovon jetesën aktive në natyrë me pjesëmarrjen e 16 skuadrave.

“Kush është rritur në Tiranë, e mban mend se kjo hapësirë ka qenë një pellgaçe e madhe, një gjysmë kënete. U bënë protestat për këndin e lodrave dhe ja ku jemi sot. Kushdo që merr vendime të drejta ndihet i shpërblyer kur shikon që këto vendime ia kanë bërë jetën më të lehtë, ndoshta edhe më të mirë, komunitetit, duke i dhënë një alternativë tjetër të rinjve”, tha Veliaj.

Përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë një kulturë të re tek qytetarët e Tiranës, të cilët gjithnjë e më shumë po orientohen drejt aktiviteteve sportive dhe kulturore. Veliaj nënvizoi se 2017 ishte viti i kthesës për Tiranën, pasi për herë të parë në kryeqytet është ulur numri i kafeneve apo i pikave të basteve dhe është rritur numri i terreneve sportive dhe i bibliotekave.

“Me statistikat e bizneseve të bashkisë, ishte hera e parë që ra numri i kafeneve të reja, i basteve dhe i bingove, dhe u shtua numri i palestrave, i bibliotekave, i këndeve të lodrave dhe i terreneve sportive. Për t’u bërë europianë, e paskemi vetë në dorë, mjafton të marrim vendime si europianë, të sillemi si europianë, të ushtrohemi si europianë, të rilidhemi me natyrën dhe me njëri-tjetrin”, shtoi ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA