Përmes një fondacioni artistik dhe ushqimit italian “gourmet”, departamenti luksoz i dyqaneve “Galeries Lafayette” synon të diferencojë veten nga rivalët.

Kryeqyteti francez po tërheq një valë investimesh në dyqanet luksoze dhe restorantet e klasit, në përpjekjen për të rivitalizuar industrinë e turizmit, të goditur rëndë nga sulmet terroriste në vitet 2015 e 2016.

Fondacioni artistik u hap më 10 mars dhe “Galeries Lafayette” planifikon të hapë edhe rrjetin e restoranteve “Eataly” në muajin shkurt, në Marais (Marè).

“Galeries Lafayette” janë pjesë e një klubi elitar francez, që po kthen sytë nga gastronomia për të joshur më shumë klientë. Përfaqësuesit e galerive në Marais thonë se, me fondacionin artistik dhe restorantet italiane po krijojnë një destinacion blerjesh.

Ambienti dedikuar ushqimit do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3.500 metrash katrorë, e do të përfshijë 7 restorante, një treg me fruta-perime, kafenè dhe një qilar me më shumë se 800 lloje verërash italiane.

Sipas përfaqësuesve të galerive, për tursitët dhe vendasit kjo do të jetë një parajsë e ushqimit italian. Ndërkohë, fondacioni artistik, që ka dysheme të lëvizshme dhe një kullë për ekspozita të përbërë nga qelqi, metali dhe betoni, pozicionohet në godinën industriale të shekullit të XIX. Atje do të shfaqen ekspozita dhe performanca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA