Trajneri i përkohshëm i Italisë, Gigi Di Biagio ka dhënë një intervistë për mediat vendase, ku ka shpjeguar arsyet pse thirri sërish Buffonin, në Kombëtare.
Ish mesfushori i Interit tha se po ndjek me interes edhe përparimin e Balotellit dhe se e ka në konsideratë për një ftesë të mundshme.
“Gigi është një lojtar i jashtëzakonshëm, që me formën që ka aktualisht, do të më shërbejë shumë në fushën e lojës. Nuk ka absolutisht asnjë histori favorizimesh. Lojtarët si ai janë të rrallë dhe mendoj se e meriton ende të luajë titullar në kombëtare. Sa i përket Balotellit, kam qenë në Nice dhe e kam ndjekur. Po shënon shumë gola dhe po tregon një formë mjaft të mirë. Unë jam duke e vëzhguar me vëmendje dhe ndoshta vjen edhe thirrja. Gjithsesi, deri tani nuk e kam vendosur ende”, tha Di Biagio.
Top Channel