Dita e fundit e provave zyrtare të Formulës 1, në pistën “Montmelo” të Barcelonës, përpara se gjithçka të nisë të “paketohet” me destinacion Australinë, ku më 25 mars do të fillojë edhe Botërori i vitit 2018, është mbyllur me Ferrarin në krye të të gjithëve, por edhe me një surprizë: Alonso, i dyti, pavarësisht frymës jo pozitive që po kalon sërish te McLareni.

Pikërisht këtë të premte, ka qenë Kimi Raikkonen me Ferrarin e tij, ai që regjistroi kohën më të shpejtë me 1 minutë, 17 sekonda dhe 221 të mijëtat, me gomat “hypersoft”, duke iu afruar shumë rekordit të një dite më parë dhe të të gjithë sesioneve të provave të sivjetshme, të vendosur nga Sebastian Vettel (me 1 minutë, 17 sekonda dhe 182 të mijëtat, sërish me ‘hypersoft’).

Performanca këto që konfirmojnë edhe njëherë sesa i shpejtë është modeli i ri “SF71-H” i “kokëkuqes” italiane, që lënë pas McLarenin e Alonsos (1’17’’784) dhe Sainz me Renault (1’18’’092), edhe këta me “hypersoft”.

Te Mercedesi, ndërkohë, pilotët Hamilton dhe Bottas janë alternuar me njëri-tjetrin, me britanikun që zuri vendin e 11 paradite me gomat supersoft, ndërsa finlandezin që u ngjit deri në vendin e 6 pasdite me gomat e mesme.

Por, nëse Ferrari zuri vendin e parë të të gjithë sesionit të provave falë kohës më të mirë absolute, mund të thuhet se Mercedesi është fshehur disi duke u fokusuar më shumë te ritmi i garës, sesa te vendosja e një xhiroje të shpejtë.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA