Strakosha nuk mjafton për Lazion, Marseille e Sporting bëjnë detyrën

08/03/2018 22:59

Lacio barazoi 2-2 ndaj Dinamos së Kievit në një ndeshje ku portieri shqiptar Tomas Strakosha ishte vendimtar me pritjet e tij. Italianët shënuan dy herë me Immobile dhe Anderson por nuk morën dot epërsinë dhe në Ukrainë tashmë do tu duhet të fitojnë për tu kualifikuar.

Marseja përfitoi nga mbështetja e madhe në stadiumin ‘Velodrome’ për të mundur 3-1 Atletik Bilbaon. Golat në rrjetën e baskëve erdhën nga Paje’ dhe dy herë Okampos, sukses që i jep transalpinëve rolin e favoritit. Finalja e Europa Ligës do të zhvillohet në 16 Maj në stadiumin e Lionit.

Fitore mori edhe Leipzig, 2-1 ndaj rusëve të Zenith, por skuadra e Mancinit mund të shpresojë te përmbysja, javën e ardhshme në Shën Peterburg.

Në sfidën tjetër, ashtu siç pritej, Sporting Lisbona fitoi 2-0 ndaj Victoria Plzenit, duke prekur çerekfinalet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA