25/11 09:40
U rikthye në politikë në moshën 81-vjeçare për të drejtuar një fushatë elektorale të pazakontë në Itali, e po aq e pazakontë ishte edhe dita e votimit për të.
Silvio Berlusconi u kundërshtua edhe në momentin kur do të hidhte fletën e votimit në kuti.
Kavaljeri ishte duke përshëndetur personat e pranishëm në qendrën e votimit, kur befas një e re gjysmë lakuriq hipi mbi tavolinë duke i thërritur “Je i skaduar!”.
A noi non capita mai però. Il solito Silvione culone.
Posted by L'ignorante on Sunday, March 4, 2018
Vajza e re shkaktoi pështjellim në qendrën e votimit për disa minuta dhe e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, përpara kishte të shkruar: “Berlusconi, je i skaduar!”.
Top Channel