“Është reformë për vendin, jo për një bashki”, Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot
Portokallia energjizoi kryeqytetin!
Në sheshin Skënderbej, spektakli më i dashur i humorit në Top Channel, vijoi turin veror “ Verë dhe Portokalle” në një mbrëmje me plot të qeshura dhe duartrokitje në Tiranë.
Aktorët e Portokallisë po prekin çdo qytet të Shqipërisë me emocione të forta dhe një atmosferë plot entuziazëm, ku pjesëmarrja çdo herë është edhe më e madhe. Ndalesa e radhës në Tiranë ishte përmbushëse për “Verë dhe Portokalle” me sheshin që kishte energji të jashtëzakonshme.
“Portokallia është spektakli më i dashur dhe do vazhdojë të jetë. Falënderues për mbështetjen si dhe trupës për punën e palodhur”, tha aktori Gaz Paja.
“Atmosfera fantastike, ndihem e bekuar për dashurinë që më dhurohet e që çdo vit e shoh edhe më plot”, u shpreh moderatorja Kiara Tito.
Performancat artistike me muzikë pasuruan mbrëmjen argëtuese në Tiranë, ndërsa ‘Verë dhe Portokalle vazhdon rrugëtimin festiv dhe reflektues nëpër Shqipëri, me shfaqjen e 12 gushtit në Cërrik.
Top Channel