Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë zyrtarisht burrë e grua.

Ylli portugez i futbollit dhe modelja spanjollo-argjentinase kanë kurorëzuar lidhjen e tyre pas gati një dekade së bashku.

 

View this post on Instagram

 

Ronaldo dhe Georgina u njohën në fillim të vitit 2017, kur ajo punonte si asistente shitjesh në një dyqan Gucci. Romanca nisi menjëherë më pas dhe lidhja e tyre u bë publike në të njëjtin vit.

Georgina ka treguar më vonë se fillimi i marrëdhënies ishte shumë i veçantë. Ajo ka kujtuar edhe momentet kur Ronaldo e priste pas punës, madje një herë me një Bugatti, duke tërhequr vëmendjen e kolegëve të saj.

Çifti bëri paraqitjen e parë publike së bashku në ceremoninë e çmimeve The Best FIFA Football Awards në Zyrih, në janar 2017.

Ronaldo është baba i pesë fëmijëve. Në qershor të vitit 2017, ai u bë baba i binjakëve Eva Maria dhe Mateo, të lindur përmes një nëne surrogate. Ai është gjithashtu babai i Cristiano Jr., 16 vjeç.

Në nëntor të po atij viti, Ronaldo dhe Georgina u bënë prindër të vajzës së tyre të parë së bashku, Alana Martina.

Në vitin 2022, çifti mirëpriti vajzën Bella Esmeralda, ndërsa përjetoi edhe një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tyre. Djali i tyre, Ángel, humbi jetën gjatë lindjes.

“Është dhimbja më e madhe që mund të përjetojnë prindërit”, deklaruan Ronaldo dhe Georgina në atë kohë.

Katër vite pas humbjes tragjike, Georgina njoftoi fejesën me Ronaldon, duke publikuar edhe unazën e madhe me diamant.

Pas gati 10 vitesh lidhje, çifti tashmë ka hedhur hapin e radhës dhe Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez janë zyrtarisht të martuar.

Top Channel