“Sa besnikë jeni ndaj Trump?”/ Uashingtoni teston aleatët e NATO-s me një pyetësor përpara se të vendosë për shkurtimet në mbrojtje
I nxehti shkatërrimtar i kësaj vere është vetëm fillimi i asaj çfarë na pret në të ardhmen, paralajmëron një organizatë e pavarur shkencëtarësh britanikë. Në Londër temperaturat vijojnë të luhaten tek 37 gradët, ndërsa regjistrohen vonesa dhe anulime të trenave për shkak të zgjerimit termik të shinave.
Më e rëndë situata paraqitet në qarkun jugor të Hampshire-it, ku temperaturat shumë të larta dhe ulja e reshjeve kanë shtuar thatësirën. Por edhe pjesa tjetër e Evropës është në gjendje kritike: nga Spanja deri në Ballkan, në shumë zona është shpallur emergjencë për ujin.
Thatësira po shkakton pasoja në lumenjtë e mëdhenj europianë. Danubi ka arritur nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke sjellë pasoja për lundrimin dhe prodhimin e energjisë. Në Rumani, mungesa e ujit ka çuar tashmë në mbylljen e një reaktori të centralit bërthamor të Cernavodës, ndërsa në Hungari, centrali bërthamor i Paksit është detyruar të ulë ndjeshëm prodhimin.
Edhe në Kaub, në Gjermani, lumi Ren ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i matjeve, në vitin 1880, çka po detyron disa gjigantë të industrisë kimike, t`i transportojnë mallrat me hekurudhë dhe rrugë tokësore, dhe me kosto të lartë: për të zëvendësuar vetëm një anije transporti lumor duhen deri në 60 kamionë.
Në Shtetet e Bashkuara, pasojat e korrikut më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë gjatë 132 viteve të matjeve të National Oceanic and Atmospheric Administration (NOAA) po vihen re në lumin Colorado, nga i cili varen rreth 40 milionë njerëz në shtatë shtete.
Lumi furnizon dy rezervuarët artificialë më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, Lake Mead dhe Lake Powell, të cilët kanë arritur përkatësisht në vetëm 27% dhe 22,7% të kapacitetit të tyre, një nivel ky i ulët rekord.
Top Channel