Tragjedi në Romë/ 71-vjeçarja gjendet e pajetë brenda një dollapi, në pranga djali i saj, dyshohet se e vrau pas debatit për paratë e drogës
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln pritet të zëvendësohet në Lindjen e Mesme pas më shumë se 250 ditësh në det. Familjarë të marinsave kanë ngritur shqetësime për lodhjen ekstreme dhe shëndetin mendor të ekuipazhit.
“Jam i rraskapitur. I vdekur fare”. Ky është mesazhi që një marins në bordin e USS Abraham Lincoln i ka dërguar një familjari në WhatsApp, pas më shumë se 250 ditësh të kaluara në det.
Familjari, i cili foli për BBC në kushte anonimiteti, tha se marinsi kishte humbur rreth 29 kilogramë që nga fillimi i misionit. Sipas tij, lodhja e skajshme psikologjike ka ndikuar edhe te pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.
Ai pretendon se disa marinsa kanë tentuar të hidhen nga anija, ndërsa ka shprehur shqetësim edhe për kushtet e jetesës në bordin e saj.
Sipas dëshmisë, vizitat në porte kanë qenë të rralla, çka ka kufizuar edhe aksesin në ushqime të freskëta. Edhe kur anija ndodhet në port, marinsat nuk lejohen gjithmonë të zbresin.
Shqetësime për shëndetin mendor të personelit kanë ngritur edhe familjarë të tjerë të ekuipazhit. USS Abraham Lincoln u largua nga Kalifornia në nëntor, fillimisht drejt Detit të Kinës Jugore, përpara se të dislokohej në Lindjen e Mesme.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i ka cilësuar raportimet mbi kushtet në bordin e aeroplanmbajtëses si “të paraqitura krejtësisht në mënyrë të shtrembëruar”.
Megjithatë, sipas Wall Street Journal, Marina amerikane ka vendosur të dërgojë në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS George Washington, e cila ka bazën në një port pranë Tokios dhe aktualisht ndodhet e dislokuar në Paqësor.
Anija pritet të zëvendësojë USS Abraham Lincoln, e cila prej muajsh operon në ujërat pranë Iranit dhe ka marrë pjesë në operacionin “Epic Fury” kundër Republikës Islamike.
Lëvizja vjen pas një dislokimi të zgjatur të ekuipazhit dhe në një periudhë tensionesh të larta ushtarake në rajon.
Top Channel