“Verë dhe Portokalle”, festë në Cërrik/ Të qeshura dhe duartrokitje, turi veror ndalet më 15 gusht në Gramsh

13/08/2026 12:28

Cërriku mirëpriti me plot energji pozitive, të qeshura dhe duartrokitje spektaklin më të dashur të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

Temperaturat e larta nuk e kanë ndalur “Verë dhe Portokalle” të jetë në plot 15 qytete e ndërkohë rrugëtimi nuk ka mbaruar ende.

Një program i krijuar posaçërisht për turneun e verës po mban të mbërthyer adhuruesit e humorit në çdo qytet. “Verë dhe Portokalle” pas Cërrikut shkon në Gramsh, mbrëmjen e 15 Gushtit.

Top Channel