Për të dytin vit radhazi, Rumania rezulton si vendi me sistemin më të keq shëndetësor, sipas ‘Euro Health Consumer Index’ që çdo vit krahason sistemet shëndetësore të vendeve europiane bazuar në faktorë të tillë si të drejtat e pacienteve, koha e pritjes për trajtimet mjekësore, shërbimet e ofruara etj.

Sipas raportit që merr në shqyrtim 34 vende, Shqipëria renditet në vendin e 27 ose e 7-ta nga fundi, çka sugjeron një sistem jo të mirë shëndetësor.

Vende të tjera të rajonit si Mali i zi, Maqedonia dhe Serbia pozicionohen më mirë, respektivisht në vend të 9-të, të 12 dhe të 14-të.

Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria vuajnë nga një infrastrukturë e vjetëruar shëndetësore, ku trajtimi në spitale është tepër i kushtueshëm.

“Ndërsa italianët preferojnë shtrimet e gjata në spital pasi mund t’ia lejojnë vetes, bullgarët, rumunet dhe shqiptaret nuk munden”, thuhet në raport.

Raporti i organizatës suedeze “Health Consumer Powerhouse” sugjeron se këto vende duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimet shëndetësore.

Sistemin më të mirë shëndetësor për vitin 2017-të e kishte Holanda, e ndjekur me pas nga Zvicra, Danimarka, Norvegjia dhe Luksemburgu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA