Skandali i abuzimit seksual nga Larry Nassar, që u dënua me 175 vjet burg e ka tronditur në themel Federatën Amerikane të Gjimnastikës.
Të gjithë anëtarët e bordit drejtues të këtij institucioni vendosën që të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre, vendim që u mor pas një kërkese të bërë nga Komiteti Olimpik Amerikan, i cili na ana e tij mori përsipër përgjegjësinë për çfarë ndodhi dhe kërkoi ndjesë viktimave të abuzimit të ish mjekut të kombëtares amerikane të gjimnastikës.
Në letrën e dërguar, Komiteti Olimpik Amerikan kërcënoi drejtuesit e Federatës së Gjimnastikës se do t’i heqë çertifikatën, nëse nuk jepet dorëheqja, kërkesë që padyshim u pranua nga ky institucion. Për t’u theksuar është se më parë e kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre Presidenti i Federatës, Paul Parilla dhe 2 drejtues të tjerë të lartë, tani u largua i gjithë bordi drejtues i saj.
Top Channel