Flamurtari fiton “in extremis” me Partizanin. Kukësi mposht Vllazninë

26/01/2018 18:59

Gara për titullin kampion në Kategorinë Superiore u rihap pas rezultateve surprizë të javës së 17, e tani Skënderbeu është vetëm 6 pikë larg Flamurtarit, ndjekësi më i afërt.

Vlonjatët arritën të mundin “in ekstremis” Partizanin, 1-0, duke marrë pikërisht atëherë kur nuk e prisnin një trepikësh që i pozicionon edhe më pranë kreut.

Danilo Alvesh dhe Busiç vendosën disa herë nën presion “demat e kuq”, por vetëm në minutën e pestë shtesë, bregdetarët shënuan me Tomislav Busiç, që humbi një penallti, por u gjend gati atëherë kur duhej.

Po kaq emocionues edhe 90-minutëshi në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia humbi 1-3 me Kukësin. Guri u dha epërsinë kampionëve në fuqi, por një ngulmim i shkodranëve me Kalanë në qendër të zonës solli dhe barazimin e përkohshëm të vendasve. Fitorja e parë e trajnerit Pacult në Superiore erdhi prej golave të Zderiç dhe Elis Bakajt, ky i fundit në kohën shtesë.

Por surpriza e kësaj jave ishte humbja e Skënderbeut, 2-0 në Gjirokastër, ndaj Luftëtarit, ose më saktë nga një futbollist që në fund të sezonit do të kalojë te “ujqërit e dëborës”, në një ndeshje që rezultoi më e vështirë se ç’ishte parashikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA