Pas 24 vitesh është arrestuar urdhëruesi i vrasjes së Andres Escobar më 2 korrik 1994, 5 ditë nga eliminimi i Kolumbisë nga Botërori i luajtur në SHBA.
Nuk kanë qenë të pakta kërcënimet për jetë që morën lojtarët e Kolumbisë që në humbjen e parë ndaj Bullgarisë, por autogoli i shënuar nga 27-vjeçari Andres Escobar në ndeshjen kundër SHBA e acaroi akoma edhe më tej situatën. Fitorja në ndeshjen e tretë për fazën e grupeve të Botërorit SHBA 1994, nuk solli asgjë të re për kolumbianët, ndaj të cilëve presioni ishte i madh.
Pasi u kthye në shtëpi Escobar u qëllua me 3 plumba pistolete pas shpine, e pas thuajse 24 vitesh në pranga ka përfunduar Santiago Gallon Henao, një trafikant droge, i cili dyshohet se ka dhënë edhe urdhrin për vrasjen e mbrojtësit të Kolumbisë që pak ditë para se të vritej kishte marrë edhe një ofertë nga kuqezinjtë e Milan.
Të vdesësh për një autogol. Kjo është historia e trishtë e kapitenit të Kolumbisë në Botërorin e 1994-s.
Top Channel