Zërat që kanë qarkulluar orët e fundit për një interesim të Floretino Perez ndaj Joachim Low, kanë krijuar një efekt zinxhir dhe zhurma nga Madridi ka dërguar jehonën deri në Torino.

Presidenti i bardhezinjve Andrea Agnelli ëndërron që në një të ardhme, ndoshta pas përfundimit të kontratës së Massimiliano Allegrit të shohë francezin në stolin e Juves. Ndërkohë edhe sinjali i dhënë nga Zidane rrit më shumë besimin. “Te Real Madrid jam një si gjithë të tjerët, jam kalimtar. Kam një kontratë deri në 2020, por nuk do të thotë asgjë”, u shpreh pak ditë më parë në konferencën për shtyp trajneri i Real Madrid. Në 2016 francezi kampion bote kish kofirmuar se “Lidhja me Juven është shumë e veçantë, e ndoshta një ditë mund të kthehem në Torino si trajner”.

Këto indicie janë mbajtue shënim nga Agnelli që nga ana e tij e di shumë mirë që edhe për trajnerin aktual Massimiliano Allegri do të ketë një fund cikli dhe një lidhje e mundshme me francezin do të realizonte një ëndërr të vjetër.

Rrugëtimi në këto dy vitet e fundit duket se e kanë rikthyer në skenë me atë klasin që kishte si futbollist francezi. Një Ligë e Spanjës, 2 Champions League, si edhe Superkupa e Evropës dhe Botërori për klube janë dëshmi të pakundërshtueshme të gjenialitetit të tij në futboll. Rrugëtimi deri tani ka qenë perfekt, duke shuar në pak kohë të gjitha dyshimet e një rishtari në pankinë. Por marëdhënia me Realin nuk mund të jetë përgjithnjë idilike dhe Juve është e pashmanshme në rrugëtimin e tij të gjatë. Dhe Agnelli ka të drejtë që të ëndërrojë dhe ta mendojë një rikthim në shtëpinë e vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA