Rreh për vdekje gruan dhe e fotografon për “t’iu mburrur shokëve”

20/12/2017 13:28

Një i ri rus u dënua me 16 vite burg, pasi kishte rrahur për vdekje bashkëshorten e tij.

Maxim Gribanov, jo vetëm që e rrahu bashkëshorten e tij, 28-vjeçaren Anastasia Oviannikova, por edhe e fotografonte atë për t’u treguar miqve se “e kishte në kontroll gruan e tij”.

28-vjeçarja u transportua në spital me plagë të mëdha dhe hematoma në gjithë trupin e saj. Mjekët konstatuan disa brinjë të thyera, djegie dhe hemoragji të brendshme.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, 28-vjeçarja ra në koma dhe gjashtë ditë më vonë ndërroi jetë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel