Didier Droga i habit të gjithë me “look”-un e ri
16/12/2017 13:43
Rreth 10 vite më parë ka qenë një nga sulmuesit më të fortë në planet, e “look”-u i tij me flokët e mbledhura bisht pas koke e bënte të dallueshëm ndër të tjerët.
Por tanimë, në moshën 39-vjeçare, në një eksperiencë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Didier Drogba ka ndryshuar krejtësisht edhe “look”-un e tij, duke rruar krejt kokën.
Zgjedhja e re që ka bërë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka pushtuar të gjitha mediet rozë, pas postimeve që ka bërë në rrjetet sociale vet Drogba.
Postimin e tij e ka ironizuar ndërkohë menjëherë ish-kapteni i Chelsea, kur luanin së bashku, John Terry, që nuk ka ngurruar të përfshijë të gjithë grupin e vjetër, Lampard, Essien, Cech, Gallas, madje edhe Michael Ballack.
Top Channel