ATP Paris Masters, kualifikohen Thiem dhe Mahut

01/11/2017 12:12

Dominik Thiem dhe Nicolas Mahut janë të kualifikuarit e radhës në turneun Masters të Parisit. Tenisti austriak kaloi për në raundin e tretë të këtij evenimenti pasi mundi gjermanin Peter Gojowczyk me rezultatin 2-1. Austriaku fitoi setin e parë 6-4, por humbi të dytin me tiebreak 6-7. në setin final Thiem u pa të marrë sërish kontrollin e ndeshjes duke e fituar këtë fraksion 6-4.

Ndërsa Mahut eliminoi në raundin e dytë, nr.8 të botës Pablo Carreno teksa e mposhti 2-0. Francezi ishte superior ndaj spanjollit në këtë ndeshje teksa i fitoi të dy setet me rezultatin 6-4 dhe 6-1 dhe në raundin e tretë do të ketë përballë serbin Filip Krajinovic.

Një tjetër francez që e sheh veten për në raundin tjetër të Mastersit të Parisit ishte edhe Adrian Mannarino. Edhe ky mundi një spanjoll për të siguruar këtë kualifikim dhe bëhet fjalë për David Ferrer. 2-0 ishte rezultati i ndeshjes së fituar nga Mannarino i cili i mbylli setet 6-2;6-4 dhe tani si kundërshtar të radhës do të ketë belgun David Goffin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA